September 22, 2023
Portali Shprehja

“Pensioni i artë”, Reja e ka kthyer Shqipërinë një… San Marino! Shkarkimi i tij i vonuar

Na ishte njëherë Shqipëria… Duhet thënë kështu sepse sot ai gol i Lenjanit na kujtoi pak ato momente të arta kur me De Biasin në stol pikërisht Lenjani, që është në fund të ciklit të tij dhe thjesht bën detyrën për të mbështetur më të rinjtë, shënonte gol me vlerë si ai ndaj Armenisë në Elbasan Arena!

Kanë kaluar vite, brezi është ndërruar, të rinj kanë ardhur por sidomos në stol ka ardhur një trajner që në fakt në Shqipëri gjeti pensionin e artë dhe që pas kësaj aventure do të kthehet në Itali për të shijuar edhe rrogën e majme.

E gjitha kjo një gabim që në gjenezë, aty ku u zgjodh ai që duhet të ishte thjesht këshilltar dhe që nga nevoja për të mos shpenzuar – sepse një trajner shqiptar në stolin kuqezi nuk shihet me sy të mirë – u mor për të ringritur një kombëtare dhe nisur një cikël!

Një cikël që për Reja kishte përfunduar pasi me pankinën ka po aq lidhje sa futbollistët shqiptarë me lojën, golat dhe sidomos mbrojtjen. Takticieni italian që në fakt e ka kthyer Shqipërinë një San Marino e cila në rast se shënon, thjesht duhet të lutet të mos e pësojë. Edhe kur kundërshtari luan me dhjetë, edhe kur ka shanse të dyfishojë, edhe kur ka publikun që e mbështet.

Dhe pasta janë ato, intervistat e futbollistëve pas ndeshjes, që bëjnë rolin e të dëshpëruarve por në fakt nuk e dinë se ccfarë po bëjnë dhe si po e bëjnë. Nga senatori Hysaj i cili më shumë flet se sa vepron!

Por, të kthehemi te trajneri, ose më saktë, jo-trajneri. Një figurë që ta shohësh në stol ndonjëherë edhe të vjen keq për moshën e tij, pasi duhet të ishte duke shijuar pensionin me ndonjë gotë verë  dhe me nipërit e mbesat e tij, por vjen këtu për të stërvitur!

.

Të Ngjajshme

Juventusi “e braktisi” pas shumë vitesh, shfaqet destinacioni i ri për Cuadrado

admin

“Chelsea është ekipi më i madh në Angli”

admin

PSG tenton goditjen e madhe sulmuese: sfidon Bayern dhe Man United!

admin

Leave a Comment