May 11, 2021
Portali Shprehja

Për herë të parë pas më shumë se 7 dekadash, këtë vit nuk do të ketë portret të ri të mbretëreshës Elizabeth për ditëlindjen e saj

Këtë javë, mbretëresha Elizabeth do të kaloj ditëlindjen më të vetmuar deri më sot. Pas 7 dekadave me burrin e saj, princin Philip, tani ajo do të festoi ditëlindjen e saj vetëm, shkruan lajmi.net.

Mbretëresha e vejë do të mbush 95 vjeç të mërkurën, dhe do të festoj ditëlindjen e saj e rrethuar nga pak njerëz të dashur dhe stafi i kështjellës mbretërore.

Çdo vit në ditëlindjen e saj, pallati publikonte një portret të ri të mbretëreshës, por këtë vit, nuk do të ketë portret.

Mungesa e princit Philip është më se e dukshme dhe duket sikur ditët e lumtura të mbretëreshës veçse kanë mbaruar.

Ndërkohë që njerëzve iu është ngrohur zemra kur panë fotografitë e William dhe Harry teksa bisedonin gjatë funeralit të gjyshit të tyre, atyre po iu thyhet zemra për mbretëreshën e vetmuar.

Anglezët gjithashtu janë shqetësuar shumë se si do të ndikoj për mbretëreshën përçarja e familjes që është shkaktuar nga largimi i Harry dhe Meghan.

Teksa të gjithë kanë urime për shëndet dhe jetë për mbretëreshën, ajo po që nuk duket të jetë entuziaste ndaj asgjë tani. /Lajmi.net/

Të Ngjajshme

Priftërinjtë gjermanë sfidojnë Vatikanin; bekojnë çiftet homoseksuale

admin

Kina kishte planifikuar të përdore koronavirusin si armë kimike që nga viti 2015 – Raportet ushtarake publikohen

admin

A ekziston diçka si të qenit i sinqertë brutalisht? Arsyetimi i njerëzve për ofendimet që bëjnë

admin

Leave a Comment