April 16, 2021
Portali Shprehja

Për këto 5 gjëra nuk duhet të nxitoheni kurrë në jetë

 Asnjëherë mos nxitoni në marrjen e vendimeve

Lodhja nga marrja e vendimeve është një pjerrësi e rrëshqitshme. Truri ynë lodhet duke marrë vendime të vogla, të parëndësishme gjatë gjithë ditës. Kur vjen koha për të marrë vendime më të mëdha, më të rëndësishme, ai nuk mund të përballojë peshën e këtij vendimi. Jay Shetty thotë që duhet të mendoni se cilat vendime të parëndësishme mund të largoni nga jeta e përditshme, transmeton lajmi.net.

Asnjëherë mos nxitoni në lidhje me besimin

Mbledhja e vetes nga prishja e një marrëdhënieje është e dhimbshme dhe kërkon shumë punë. Ne rrezikojmë të lëndohemi dhe të punojmë më shumë me veten në plan afatgjatë, nëse i besojmë dikujt para se ta tregojnë se mund t’u besojmë. Ngadalësimi dhe pritja para se t’i besoni dikujt ndihmon në forcimin e marrëdhënies dhe ndërtimin e besimit me kalimin e kohës.

Asnjëherë mos bëni gjykime të parakohshme

Të jesh i shpejtë për të gjykuar e bën të lehtë ta shohësh dikë duke u bazuar në një ngjarje të caktuar.

“Ju i shihni ata përmes një fotografie. Kështu që nuk mund të gjykoni me saktësi karakterin e dikujt menjëherë. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm me mënyrën sesi gjykoni”- tha Shetty.

Asnjëherë mos nxitoni për të krijuar shoqëri

“Mendoni për një moment për njerëzit në jetën tuaj që i konsideroni të afërt. Pyeteni veten se sa kohë cilësore kaloni me ta. Kemi nevojë të ngadalësojmë ritmin ndonjëherë për t’i dhënë kohë një marrëdhënieje që të ketë kuptim, të jetë e fuqishme dhe të jetë diçka që do të zgjasë.”- tha ai.

Në përgjithësi, ngadalësimi dhe përdorimi i kohës me mençuri mund të bëjë mrekulli në shëndetin dhe produktivitetin tuaj. /Lajmi.net/

Të Ngjajshme

Sipas anketimeve të reja, njerëzit me këtë profesion bëjnë seks më së shpeshti gjatë javës

admin

Nuk do të ketë më patate të skuqura! Ndryshimi klimatik rrezikon kultivimin e patateve

admin

Shiu i meteorëve Lyrid do të jetë aktiv këtë javë – Mos e humbisni mundësinë ta shihni me këtë datë

admin

Leave a Comment