September 29, 2022
Portali Shprehja

“Për kursimin e energjisë elektrike sektori publik të punojë nga ora 9 deri në 15”

Që sektori publik të punojë dy orë më pak, nga ora 9 e mëngjesit deri në 15:00, kur ka më shumë dritë të ditës dhe kur është më nxehtë gjatë ditës, është masa për kursim të energjisë elektrik, të cilën e propozon Konfederata e Sindikatave të Lira (KSL).

Siç ka paralajmëruar sot kryetari i KSL-së, Bllagoja Ralpovski, energjia që do të kursehet nga institucionet publike më pas duhet t’i jepet si ndihmë sektorit afarist dhe ndërmarrjeve publike për të parandaluar goditjet e mëdha të çmimeve.

“Mund të bëhet racionalizimi, sektori publik mund të punojë me orar të reduktuar prej dy orësh, që do të kursejë sasi të mëdha të energjisë elektrike. Mund të krijohen ekipe kujdestare që do të kryejnë aktivitetet e nevojshme gjatë një dite”, theksoi Ralpovski.

.

Të Ngjajshme

Kek me qumësht dhe kakao, butësi e shije magjepsëse

Blinken: Aneksimi i territoreve ukrainase nga Rusia “nuk do të njihet kurrë”

Putin është i gatshëm t’i sakrifikojë 500 mijë rusë nëse duhet për pushtimin e Ukrainës

Leave a Comment