September 28, 2020
Portali Shprehja

Për momentin në vend janë 1 920 raste aktive me COVID-19

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 140 raste të reja me Kovid-19, me çka numri i përgjithshëm i rasteve aktive në vend është rritur në 1.920. Më shumë të infektuar ende ka në Shkup dhe Kumanovë, ndërsa prej dje filluan të shënohen raste të reja edhe nëpër disa kopshte në shtet edhe atë pas vetëm tre ditëve nga hapja e tyre.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Kovid-19 në vend nga fillimi i pandemisë arrin 15.694. Numri i pacientëve të shëruar është 13.128, ndërsa 646 kanë vdekur.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 164.639 testime të kovid-19.

Nga 1.507 testet e bëra më shumë rastet e reja janë regjistruar në Shkup- 43, Kumanovë-10, Dibër- 3, Shtip- 4, Prilep- 9, Tetovë-12, Strugë- 7, Veles- 2, Manastir- 3, Ohër- 1, Kavadar- 3, Gostivar- 9, Gjevgjeli -2, Strumicë- 11, Kriva Pallankë- 1, Radovish- 2, Koçan- 5, Makedonski Brod- 1, Vinicë- 3, Dellçevë- 2, Sveti Nikollë- 3, Kërçovë- 2, Resnjë- 2.

Instituti për Shëndet Publik (ISHP) sot ka regjistruar 134 pacientë të shëruar, ndërsa katër të vdekur.

Në Shkup mbizotëron numri i rasteve aktive edhe atë më shumë në Çair – 52, Gazi Babë -71, Aerodrom – 99, Karposh – 66, Qendër – 72, Kisela Vodë – 53, Gjorçe Petrov – 33, Butel -36, Shuto Orizarë -12, Studeniçan – 11, Saraj -17, Haraçinë – 8, Ilinden -11, Sopishte – 4, Çuçer Sandevë – 2, Petrovec – 4 dhe Zelenikovë -1.

Virusi filloi të përhapet edhe në kopshtet. Në konkludim me ditën e djeshme, janë regjistruar raste pozitive në kopshtet në Shkup, Manastir dhe Shën Nikollë.

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dje informuan se bëhet fjalë për një të punësuare të infektiar në kopshtin “Majski Cvet”-Manastir-objekti “Koca Vasilevska”. Në rastin tjetër bëhet fjalë për një të punësuar në kopshtin “Rade Jovçevski Korçagin” në Shkup.

Lidhur me rastin e parë, nga ana e Komisionit për sëmundje infektive është realizuar kontakt me prindërit e fëmijëve dhe janë izoluar vetëm fëmijët e atij grupi.

Nga Ministria theksuan se në pajtim me vlerësimet e Komisionit, nuk ka rrezik për grupet tjera nga objekti dhe ata mund të vazhdojnë me punë dhe pranimin e fëmijëve. Me këtë rast në izolim shtëpiak janë edhe pesë të punësuara të tjera  në kopshtin e njëjtë deri më 15 shtator, nga kontakti i fundit me të punësuaren e infektuar në kopsht.

Për të gjithë pesë fëmijët të cilët ishin në grupin e të punësuarës pozitive me Kovid-19, është dhënë propozim për mbikëqyrje shëndetësore në pajtim me 23 shtatorin. Lidhur me këtë kopsht, potencojnë nga Ministria, merren të gjitha masat për dezinfektimin e objektit dhe hapësirës së kopshtit.

Të Ngjajshme

Gordana Jankullovska dërgohet në burg

admin

Hapja e kufijve pa kushte, pritet vendimi i qeverisë

admin

Sofja, e gatshme të diskutojë me Shkupin

admin

Leave a Comment