November 29, 2021
Portali Shprehja

Për qëllime personale përdori 10 mijë euro të Agjencisë për Punësim, paditet 36-vjeçarja!

Sot, Reparti për krim të organizuar dhe serioz deri te Prokuroria Publike Themelore ka parashtruar kallëzim penal kundër 36-vjeçares, S.A. nga Qendra për punësim në kuadër të Agjencisë për Punësim të Maqedonisë së Veriut, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “keqpërdorim të autorizimit dhe pozitës zyrtare” të paraparë në nenin 353 të Kodit Penal.

“E denoncuar ka kryer veprën penale në rolin e personit zyrtar nga pozita e udhëheqësit, pas çfarë gjatë periudhës prej 01.01.2014 deri 30.04.2017, ka keqpërdorur dhe në mënyrë të paqëllimshme ka shfrytëzuar mjete parash nga arka e Qendrës për punësim në kuadër të APMV-së, të cilat ishin aprovuar për nevoja dhe reprezentim të Qendrës, kurse ajo, me qëllim që vetë të fitojë, duke keqpëdorur pozitën zyrtare dhe duke tejkaluar kufijtë e autorizimit zyrtar, ka kryer furnizime të mallrave dhe shërbimeve për nevoja personale dhe jo për nevojat e shërbimit”, qëndron në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.

Tact Watches

Më tej njoftohet se në kundërshtim me Ligjin për realizim të buxhetit dhe Ligjit për parandalim të korrupsionet, “gjatë periudhës kohore 2014-2017, për nevoja personale dhe në llogari të saj ka shkaktuar dëm në Buxhet në vlerë prej 635.065 denarë apo 10.325 euro”./TV21

Të Ngjajshme

Sot takim i ri Zaev-Gashi! A do të arrihet marrëveshje?

admin

Bora mbulon Kodrën e Diellit, bllokohen disa makina

admin

Ndalohet hyrja në Izrael për 14 ditët e ardhshme

admin

Leave a Comment