July 27, 2021
Portali Shprehja

Për të qindtën herë paralajmërohen reformat në administratë

Duhet të riorganizohen të gjitha ministritë, agjencitë, shërbimet e inspektimit, përkatësisht institucionet që janë nën Qeveri. Kjo thuhet në raportin e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Nga Ministria thonë se të gjitha raportet, që i bënë vitin e kaluar dhe këtë vit do t’ua paraqesin Këshillit për Reforma në Administratën Publike të martën e ardhshme. Nga ana tjetër Këshilli, do të duhet t’i dorëzojë propozim version final Qeverisë, për riorganizimin e institucioneve. Nga Ministria për Administratë për Alsat konfirmuan se me vetë riorganizimin do të shkurtohet edhe administrata publike, por nuk japin më shumë detaje për sa administratorë bëhet fjalë.

“139 institucione janë në fazën e procesit të riorganizimit dhe optimizimit, dhe pas përfundimit të këtij projekti ky numër pritet të ulet ndjeshëm. Vetë procesi i riorganizimit do të thotë racionalizim i punonjësve”, thonë nga MSHIA.

Projekti për riorganizimin e institucioneve filloi gjatë kohës, kur Damjan Mançevski ishte ministër, por ai u largua për të punuar në sektorin privat. Projektin e trashëgoi Ministri aktual Jeton Shaqiri. Mançevski më parë njoftoi reformë sistematike të administratës, të tilla si shuarjen e institucioneve të tepërta dhe bashkimin e disa organeve shtetërore.

Igor Stefanovski

.

Të Ngjajshme

Në “Tabanoc”, për hyrje në vend pritet rreth 30 minuta

admin

Shkupjani arrestohet në Strugë, kapet me drogë

admin

Rezoluta e VMRO-së për negociatat me Bullgarinë do të miratohet me emrin e ri kushtetues

admin

Leave a Comment