May 12, 2021
Portali Shprehja

Për tre muaj humbën jetën 19 persona në aksidentet e komunikacionit rrugor

Në tre mujorin e parë të këtij viti është shënuar numër më i lartë i aksidenteve në komunikacionin rrugor në krahasim me vitin e kaluar për të njëjtën periudhë kohore.

Kështu kanë deklaruar nga zyra për informim të Policisë së Kosovës në një përgjigje dërguar Telegrafit.

Sipas përgjigjes së tyre, nga muaji janar e deri në muajin mars të këtij viti janë shënuar 4,405 aksidente, ndërsa në vitin 2020 në tre mujorin e parë janë shënuar 3,308 aksidente.

Nga zyra e informimit thonë se nga këto aksidente gjatë këtyre tre muajve të këtij viti janë shënuar 18 aksidente me fatalitet, në të cilat kanë humbur jetën 19 persona, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar 3,011 persona.

Ndërsa, vitin e kaluar në këtë periudhë kohore janë shënuar 17 aksidente me fatalitet ku kanë humbur jetën 19 persona si dhe janë lënduar 2,157 persona.

“Vërehet numër më i lartë i aksidenteve, kuptohet pasi që vitin e kaluar në këtë periudhë kohore ka pasur kufizime të lëvizjeve nga pandemia”, thuhet në përgjigjen e zyrës së informimit të Policisë së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Ndërkaq, sipas përgjigjes së tyre thuhet se Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit.

“Policia e Kosovës, sipas planifikimeve operacionale, parasheh aktivitete të shtuara me qëllim që të parandalohen aksidentet dhe të rritet siguria në trafik. Veç aktiviteteve policore në këtë aspekt, Policia e Kosovës në vazhdimësi APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike. Policia e Kosovës, për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për drejtuesit e automjeteve, të cilët do të bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi ”, thuhet në përgjigjen e zyrës së informimit të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Arrestohet një person në Fushë Kosovë për dhunë ndaj bashkëshortes

admin

Gjendet pa shenja jete një person në oborrin e shtëpisë së tij në Gjilan

admin

Në Mushtisht të Suharekës i vihet flaka shkollës së vjetër

admin

Leave a Comment