February 8, 2023
Portali Shprehja

Përballja e parë pas dy vite, miqësorja ndiqet nga 65 mijë vetë

Pas finales së Superkupës së Italisë të fituar nga Interi ndaj Milanit, Arabia Saudite mbetet në qendër të vëmendjes në futbollin botëror. Pasditen e kësaj të enjte (sot), në orën 18:00, në stadiumin King-Fahd në Ryadh, është caktuar të zhvillohet ndeshja miqësore mes Paris Sen Zhermenit dhe ekipit të sezonit të Ryadh-it, një përzgjedhje e lojtarëve më të mirë që luajnë në klubet e Al Hilal dhe Al Nassr.

Kjo do të jetë ndeshja e parë që Kristiano Ronaldo do të luajë në Arabinë Saudite, pas transferimit të Al Nassr. Njëkohësisht do të jetë edhe përballja e 36-të me Lionel Mesi-n, me argjentinasin që vjen pas fitores së Kupës së Botës “Katar 2022”.

Përballja e fundit mes të dyve daton nga dhjetori i vitit 2020 dhe  në total Mesi ka fituar 16 herë kundrejt 10 herrë të ndeshjeve të fituara nga CR7.

Kjo miqësore pritet të shihet nga 65 mijë vetë, pasi të gjitha vendet e stadiumit King-Fahd u shitën brenda disa orëve, madje nga mediet franceze raportohet se një biletë VIP është shitur në ankand për më shumë se 2 milionë euro./Supersport.al/

.

Të Ngjajshme

Simptomat e sulmit në zemër?!

Tërmetet më vdekjeprurëse të shekullit XXI

Haradinaj: Moskoordinimi i Kurtit me SHBA-në, ka rrezikuar interesin nacional

Leave a Comment