June 18, 2021
Portali Shprehja

Përdhoset varri i Mehmet Pashë Derallës

Për të dytën herë për brenda një viti përdhoset varri i ministrit të parë të luftës të qeverisë së përkohshme të Shqipërisë, Mehmet Pashë Derallës, që është i vendosur në oborrin e teqesë Arabati Baba në Tetovë. Ashtu sikurse herën e parë, edhe këtë herë autorët e këtij akti vandal nuk dihen se kush janë, edhe pse Teqeja brenda është e pajisur me sigurim fizik por edhe me kamera sigurie. Rasti nuk është denoncuar as në organet e rendit, megjithatë reagojnë nga Myftinia e Tetovës.

“Një denoncim i tillë nuk është regjistruar, pra nuk ka pasur denoncim, përveç se, para një viti apo një vit e gjysmë ka pasur një rast të tillë mirëpo kohëve të fundit jo”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i policisë.

“Është një ndjenjë shumë e keqe të dëgjosh për dëmtimin në cilin do dimension të jetë i një elementi të vlerës kombëtare dhe fetare. Prishja e varrit të Derallës është një dhimbje e thellë që neve na prek në shpirt në kulturë dhe në komb. Urgjentisht do duhet të rindërtohet përsëri varri i Derallës. Mendoj se organet institucionale duhet ta rindërtojnë atë por nëse është e nevojshme pse jo edhe ne mund ta marrim përsipër një rindërtim të tij”, tha Qani Nesimi, myfti i myftinisë së Tetovës.

Ndërkohë profesori universitar Zeqirja Idrizi, që gjatë gjithë karrierës së tij, ka pasur për objekt studimi jetën dhe veprën e Ministrit të parë të luftës, thotë se, varri i tij është për t`iu përkulur përpara dhe jo për ta dëmtuar.

“Gjatë gjithë kohës, ka qenë pjesë e Lëvizjes Kombëtare duke filluar nga ligja e Prizrenit, i cili realisht edhe la lindur dhe është në rritur në periudhën e barotit, në kohën e kryengritjes së Dervish Cares në vitin 1843 . shkollohet në perandorinë osmane në Stamboll, ku i arrin dy gradat pra edhe të Gjeneralit. Është pjesë e gjitha kryengritjeve që ndodhën që nga viti 1873-1899 dhe me atë të Pejës të haxhi Zekës. Memet pashë Deralla themeloi ushtrinë e parë të rregullt shqiptare. Nëse ky rast është hera e dytë, unë jam i sigurt që do ndodh edhe hera e tretë nëse vazhdohet me këtë avaz nëse nuk do ketë një mbrojtje shtetërore. E them mbrojtje shtetërore të ketë sepse para Ministrit të luftës janë përkulur shumë figura politike”, deklaroi Zeqirja Idrizi. Historian.

Bashkim Sulejmani

.

Të Ngjajshme

Fshatrat Poroj dhe Xhepçishtë nuk kanë kanalizim, ujërat e zeza shkaktojnë revoltë tek banorët

admin

Pasdite shi i rrëmbyeshëm, vazhdon periudha e motit të paqëndrueshëm

admin

BE heq zyrtarisht kufizimet për qytetarët e tri vendeve të Ballkanit

admin

Leave a Comment