September 24, 2020
Portali Shprehja

Përdori flamurin kuqezi, padi ndaj Ragmi Mustafës në Bujanoc

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa sot ka pranuar ftesë nga Gjykata në Bujanoc me arsyetimin se ka përdoruar flamurin kombëtarë shqiptar.Mustafa thotë se gjuha linçuese ndaj shqiptarëve që ka përdoruar Vulin nuk është marrë për bazë nga autoritetet serbe por tash ai paditet për përdorim të flamurit kombëtar shqiptar.Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka thënë se Serbia edhe mund ta dënoj, por nuk mund ta zmbraps nga beteja për drejtësi.

Mustafa ka thënë se edhe Kushtetuta e Serbisë ja lejon përdorimin e flamurit kombëtar.Postimi i plotëPADIA POLITIKE NDAJ MEJE PËR FLAMURIN, ME LIGJ DISKRIMINUES KUNDËR-KUSHTETUES. LIGJI I SHTYPJES DO TË NDRYSHOJË, JO FLAMURI I BARAZISË!

Sot, pranova ftesë nga Gjykata në Bujanoc, si i paditur në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, për siç thuhet “kryerjen e veprës kundërvajtje ngritja e flamurit kombëtar” në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar më 28 nëntor 2019.Kjo ftesë shfaqet pas shmangies së ballafaqimit të Ministrit Mbrojtjes Republikës së Serbisë, z. Aleksandër Vullin me padinë e ngritur nga unë, për përdorim të gjuhës nënçmuese, fyese, gjuhës së urrejtjes, gjuhës kriminalizuese e denigruese kundrejt shqiptarëve.
Sado që do të besosh në paanësinë dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor e prokurorial, duket megjithatë e çuditshme se si po përputhen këto dy raste, së paku në kuptimin kalendarik.Padia e ngritur nga Gjykata e Vranjës është e motivuar politikisht. Ajo bazohet nën pretendimin e shkeljes së nenit 41 të Ligjit për shfaqjen dhe përdorimin e stemës, flamurit dhe himnit të Republikës së Serbisë, që parasheh denim nga 50.000 deri në 500.000 dinarë.Kot e keni. Ju edhe mund edhe të më dënoni, por nuk mund të më të zbrapseni nga beteja për drejtësi!Shfrytëzoj rastin të rikujtoj se Kushtetuta e Republikës së Serbisë, kapitulli “E drejta për të ruajtur tiparet e veçanta”, përkatësisht Neni 79 thekson se “Pjesëtarët e pakicave kombëtare kanë të drejtë të: shprehin, ruajnë, kultivojnë, zhvillojnë dhe shprehin publikisht veçoritë kombëtare, etnike, kulturore dhe fetare; për përdorimin e simboleve të tyre në vendet publike; të përdorin gjuhën dhe shkrimin e tyre…”Pra, e drejta e përdorimit të simboleve kombëtare për minoritetet jo vetëm se është e drejtë e garantuar me të gjitha konventat ndërkombëtare, por edhe me frymën dhe gërmat e Kushtetutës së Serbisë. Pra, në vend se t’i shtypë shqiptarët në emër të shtetit ligjor, Serbia ta respektoj Kushtetutën e saj dhe të filloj demokratizimin e saj duke u shkëputur nga politikat diskriminuese ndaj minoriteteve. Të çlirohet nga politikat shtypëse duke e ndryshuar Ligjin për përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve nacionale, për ta pëputhur me Kushtetutën e saj dhe standardet demokratike.Përdorimi i simboleve kombëtare nga shqiptarët në Serbi është e drejtë e tyre njerëzore, kombëtare dhe ekzistenciale. Siç i përdorin ligjshëm simbolet e tyre kombëtare minoritetet e tjera në rajon, edhe shqiptarët në Serbi kanë me i përdorur simbolet e tyre kombëtare. Nga kjo e drejtë nuk do të mund të na privojë asnjë regjim. Nuk ka mundur as regjimi i Millosheviqit, nuk do të mundet as ky.Serbia nuk mund ta përzgjedh flamurin e shtetasve të saj shqiptar. Atë e përzgjedhin vetë shqiptarët!Ky ligj është flamur i shtypjes! Ky flamur është ligj i barazisë!

Të Ngjajshme

Mali i Zi zgjodhi kryetarin e ri të Kuvendit

admin

Spahiu: S’ka më akuj në mes të SHBA-së dhe Serbisë, i shkriu Trump

admin

Darkë dhe këngë mes Grenellit, Vuçiqit dhe Bërnabiqit në Beograd (VIDEO)

admin

Leave a Comment