1.9 C
Skopje
December 8, 2019
Informacione Vendi

Përfaqësuesja e Vetëvendosjes thumbon Zaevin për hipokrizi për Rusinë

Përfaqësuesja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vlera Gjakova përmes një postimi në tuiter ka thumbuar kryeministrin Zoran Zaev lidhur me qasjen dhe hapjen e fundit ndaj Rusisë.
Shkupjania që ishte në listën e kandidatëve për deputetë të VV-së ka thënë se Zaevi po shfaq hipokrizi, sepse më parë hidhte gurë e dru ndaj Putinit ndërsa tani ndryshon qëndrimin. “Marrëdhëniet me Moskën për Zoran Zaevin tani janë miqësore, edhe pse ai e akuzoi për grushtet!”, ka shkruar Gjakova, e cila ishte pjesë e ekipit të shtabit zgjedhor të kandidatit presidencial në Maqedoni, Blerim Reka.(INA)

 

Artikuj të ngajshëm

Thaçi ka një amanet: Një gjë do të më mbesë djegë për ata që i qëndruan stoikë PDSH-së

shprehja

Shtëpizat “Verë n’dimër” sjellin ngrohtësinë edhe këtë vit për qytetarët e Prishtinës

shprehja

A do të matet me përqindje përfaqësimi i grave në qeverinë e ardhshme?

shprehja