16.9 C
Skopje
June 16, 2019
Offside

Përforcohet Milani, mesfushori firmos për 4 sezone

Tact

Skuadra e Milanit ka nisur me kohë të mendojë për merkaton, por lojtarët e afruar te kuqezinjtë kanë munguar. Problemi më i madh mbetet mesfusha, pasi Bakajoko është rikthyer te Çelsi dhe po studiohet për një lojtar që do t’i mbulojë këto hapësira. E për të përforcuar mesfushën, “Djalli” nuk është larguar nga Serie A.

Milani ka siguruar shërbimet e mesfushorit boshnjak, Rade Kuniç. 25-vjeçari luajti për disa sezone me skuadrën e Empolit, duke u aktivizuar 116 herë dhe duke shënuar 13 gola. Sezonin e fundit, Kuniç shënoi 5 gola dhe asistoi 6 herë. Kuqezinjtë i paguan Empolit 8 milionë euro, plus disa bonuse, ndërsa vetë mesfushori boshnjak nënshkroi një kontratë 4-vjeçare. Empoli siguroi shërbimet e Kuniç në verën e vitit 2015, nga skuadra serbe, Borac Kacak.

 

Burimi i artikullit

Artikuj të ngajshëm

30 klubet më të suksesshme në botë, kryesuesi do t’iu habisë!

shprehja

VIDEO | Sukses historik i Ukrainës, kombëtarja U20 shpallet kampione bote

shprehja

Një talent francez për Arsenalin, cilësohet si “Henri i ri”

shprehja