February 1, 2023
Portali Shprehja

Përfshihet nga flaka magazina e ndërmarrjes publike “Parqe dhe Gjelbërime”

Gazetare: Evi Shkopi

Televizioni Alsat ka siguruar pamjet ku shihet se si një person qëllimisht një natë më parë u vë zjarrin dy objekteve, magazinës dhe arkivit të ndërmarrjes publike “Parqe dhe Gjelbërime”. Në incizimin nga kamerat e sigurisë shihet se si personi, identiteti i të cilit ende nuk dihet, ndez fillimisht zjarrin në magazinën e ndërmarrjes, më pas i vë flakën arkivit dhe largohet qetësisht. Ka qenë ndërhyrja e sigurimit të kësaj ndërmarrje që ka vënë nën kontroll flakët dhe më pas kanë mbërritur edhe zjarrfikësit.

Drejtori i “ Parqeve dhe Gjelbërimeve” Suhejr Rexhepi, zjarr vënien e sheh si tentim për të zhdukur provat për një keqpërdorim të mundshëm në këtë ndërmarrje që arrin në rreth 20 mijë euro. Dokumentacionin ia ka dorëzuar avokatëve që të përgatitet procedurë penale dhe më pas të verifikohet më rrënjësisht nëse ka apo jo keqpërdorim.

“Pas pranim dorëzimit  që e bëra në ndërmarrjen publike isha i obliguar që të bëj verifikim të përgjithshëm të gjendjes në këtë ndërmarrje. Që të di se me çfarë duhet të ballafaqohem. Në bazë të komisionit të jashtëzakonshëm, i cili bëri  verifikimin e gjendjes faktike  në magazinën e ndërmarrjes, rezultoi që një pjesë e madhe e materialeve mungojnë. Vlera e materialeve që mungojnë arrin pak a shumë në 20 mijë euro.”, tha Suhejr Rexhepi- drejtor i NP “Parqe dhe Gjelbërime”.

Drejtori aktual i kësaj ndërmarrje nuk e  di nëse këto parregullsi i kanë trashëguar paraardhësit e tij nga njëri tek tjetri, por thotë se të njëjtat nuk kanë ndodhur së fundmi edhe pse siç sqaron, parregullsitë e tilla nuk figuronin në raportet që i kanë dorëzuar gjatë pranimit të detyrës.

“Unë mendoj, dyshoj se në bazë të video incizimeve të ndërmarrjes, përputhjet që deklaroj unë dhe që deklarova mbrëmë se pikërisht dy pikat problematike për ato struktura  që kanë ushtruar krim në ndërmarrje dy pika problematike janë magazine dhe arkivi. Andaj pikërisht këto dy pika kanë tentuar t’i djegin që të mbulojnë gjurmët.”, u shpreh Suhejr Rexhepi- drejtor i NP “Parqe dhe Gjelbërime”.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk kemi informacione nëse personi në video incizimin e kamerave të sigurisë mund apo jo të identifikohet dhe nëse kanë siguruar të dhëna të tjera nga inspektimi në terren që mund të çojnë në zbardhjen e rastit. Siç thonë nga ky dikaster njoftimi për zjarrin është bërë në orën 28 minuta pas mesnate. Është kryer këqyrja dhe po merren masat për zbardhjen e rastit. /Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

​Rusia po planifikon ofensivën e 24 shkurtit, thotë ministri ukrainas i mbrojtjes

Flori Mumajesi po i rikthehet muzikës, këtë e bën të ditur shoku i tij

Netanyahu: Prioritet i Izraelit, normalizimi i lidhjeve me vendet arabe përpara paqes me palestinezët

Leave a Comment