March 1, 2021
Portali Shprehja

Përfshihet nga zjarri një depo dhe një pjesë e një shtëpie në Prishtinë

Një person ka raportuar se në rrethana të panjohura i është përfshirë nga zjarri një depo dhe një dhomë e shtëpisë së tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 07:26 në rrugën “Robert Doll”, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe njësit e zjarrëfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

“Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura, i është përfshi nga zjarri një depo dhe një dhomë e shtëpisë së tij. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe njësit e zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Gjendet një person i vdekur në Studenicë të Istogut

admin

Kapen rreth 8 kg substancë narkotike në Vërmicë

admin

Vetëaksident në Viti, viktima përfundon në QKUK si pasojë e lëndimeve të rënda

admin

Leave a Comment