May 10, 2021
Portali Shprehja

Përfshihet nga zjarri një lokal në Gjakovë, lëndohet një person

Një person ka raportuar se është përfshirë nga zjarri lokali i tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 01:05 në fshatin Zabel, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, gjatë shuarjes së zjarrit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është përfshi në zjarri lokali i tij. Ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Gjatë shuarjes së zjarrit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Arrestohet një person në Fushë Kosovë për dhunë ndaj bashkëshortes

admin

Gjendet pa shenja jete një person në oborrin e shtëpisë së tij në Gjilan

admin

Në Mushtisht të Suharekës i vihet flaka shkollës së vjetër

admin

Leave a Comment