February 28, 2021
Portali Shprehja

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Një shtëpi është përfshirë zjarri, mëngjesin e sotëm në rrugën “Robert Doll” Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

“Rreth orës 07:30 është marrë informata për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin”, ka thënë Borovci.

Ai ka shtuar se përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për të lënduar. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Katër raste të dhunës në familje në Kosovë brenda 24 orëve

admin

Dy sulme seksuale brenda 24 orëve në Kosovë

admin

Dy të vdekur në dy aksidente trafiku në Tiranë

admin

Leave a Comment