November 29, 2021
Portali Shprehja

Përfshihet nga zjarri oxhaku i një shkolle në Prishtinë

Një pjesë e kulmit të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Hilmi Rakovica” është dëmtuar sot si pasojë e përfshirjes së zjarrit të oxhakut.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Tact Watches

Borovci bëri të ditur se nga rasti nuk raportohet për persona të lënduar.

“Informata është pranuar rreth orës 10:00, për një zjarr në rrugën ‘Aziz Zhilivoda’ në Prishtinë, respektivisht në shkollën Hilmi Rakovica. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para bëhet e ditur se oxhaku i ngrohjes së shkollës dyshohet të jetë përfshirë nga zjarri dhe për pasojë është dëmtuar edhe një pjesë e kulmit të shkollës”, ka thënë ai.

Zëdhënësi i Policisë shtoi tutje se “zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar”. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Në dy aksidente të ndara në Prishtinë, këmbësorët goditen nga veturat

admin

FSK largon 70 copa të minave në një pyll në Gjakovë

admin

Të shtëna me armë në një aheng familjarë në Prishtinë

admin

Leave a Comment