November 28, 2020
Portali Shprehja

Përfundon jashtë rruge një veturë në Gjilan, lëndohen dy femra

Një femër derisa drejtonte automjetin e saj nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 10:50 në rrugën Ponesh-Gjilan.

Siç thuhet në raport, përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë duke u trajtuar, njëra në QKUK dhe tjetra në spitalin e Gjilanit.

“Është raportuar se dyshuara femër kosovare derisa drejtonte automjetin e saj nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge. Si pasojëe aksidentit, përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë duke u trajtuar  njëra në QKUK dhe tjetra në Spitalin e Gjilanit”, thuhet në raport. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Një muaj paraburgim për të pandehurit S.V, akuzohet për dhunim

admin

Policia jep detaje për sulmin me armë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

admin

Digjen disa Baraka në Prishtinë

admin

Leave a Comment