January 28, 2021
Portali Shprehja

Përfundon protesta e nxënësve, nuk heqin dorë nga mësimi i kombinuar

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme ka zhvilluar protestën e radhës sot pasdite kundër mësimit online të vendosur nga Ministria e Arsimit. Nxënësit në protestën e sotme kërkuan edhe një herë që këtë fillim viti shkollor të ulen në bankat e shkollës dhe procesi të jetë i kombinuar, me prezencë dhe online. Unioni insiston në zhvillimin e procesit mësimor me model të kombinuar varësisht kushteve epidemiologjike që do të jetë në vend. Protesta ka filluar në orën 17:30 minuta para Ministrisë së Arsimit dhe ka përfunduar një orë më pas para Qeverisë. Në protesta ishin të pranishëm një numër i konsiderueshëm i shkollave të mesme. Po ashtu në këtë proteste kishte të pranishëm, përveç nxënësve të shkollave të mesme, edhe prindër dhe mësues. Protesta u zhvillua relativisht në mënyrë të qetë, ku në fund të saj pati edhe deklarata nga drejtuesit e Unionit të Shkollave të Mesme, ku përsëritë se ata janë të vendosur se nuk do të tërhiqen nga kërkesa e tyre për mësim të kombinuar, në të kundërt, nga 1 tetori do të bojkotojnë mësimin online.

Të Ngjajshme

Shkupjani ruan ariun si kafshë shtëpiake, reagime në publik

admin

Hiqet ndalesa për qarkullim të kamionëve në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit

admin

Arrestohen dy persona nga Gostivari, posedonin marijuhanë

admin

Leave a Comment