July 27, 2021
Portali Shprehja

Përgatitjet e fundit për Bajram, rriten çmimet e produkteve ushqimore

Në prag të festës së Kurban Bajramit, qytetarët ankohen për çmime të larta të produkteve ushqimore. Thonë se festat I presin pa mos u përgatitur plotësisht. Nga ana tjetër shitësit ankohen se fuqia blerëse çdo festë e më shumë reduktohet dhe se nuk kanë shitje si më parë.

“Në përgjithësi puna është e dobët. Nuk është ajo që duhet me qenë por tash jemi mësuar. E dimë më se secili Bajram i ri që po vjen më dobët e kemi punën. Ka markete shumë, konkurrenca është e madhe dhe ajo e bën të veten. Nuk është në pyetje sa janë çmimet, problem është te konkurrenca dhe këtu është ma e dobët puna se përpara, se çmimet janë njëjte si nëpër markete si te ne, prandaj njerëzit ku gjejnë më afër aty blejnë”.

“Zero, zero. Nuk është Bajram ky. Ku ka Bajram? S’ka njerëz, nuk kanë para.

“Kemi më shumë punë këto ditë për shkak të festës së Bajramit. Gjithmonë për festa ka më shumë punë”.

“Çmimet nuk bëjmë aspak, shtrenjtim I madh. Çfarë të blejmë? Nuk ka para”.

“Krahasuar me rrogat që I marrim, çmimet janë të shtrenjta nuk janë dhe të lira. Një rrogë e marrim 18.000 – 17.000 denarë ndërsa çmimet të larta, ajo është problem. Ne këtë festë e kemi, Kurban Bajramin dhe Ramazanin”.

“Çmimet janë shtrenjtë, shtrenjtë si jo, shumë ma shtrenjtë janë. Jemi përgatit ne por shtrenjtë janë, mileti nuk kanë punë me 200 euro nuk kalon kollaj. Edhe një kurban sot që e mora mu duk shumë shtrenjtë, por patjetër me e marrë se e kisha bë nijet. Për 30-40 euro janë më shtrenjtë se vjet – parvjet”.

“Është shtrenjtë. Çmimet janë rritur mjaft për standardin tonë”.

.

Të Ngjajshme

Filipçe: Deri në fund të gushtit do jenë vaksinuar 500 mijë qytetarë me të dyja dozat

admin

Në “Tabanoc”, për hyrje në vend pritet rreth 30 minuta

admin

Shkupjani arrestohet në Strugë, kapet me drogë

admin

Leave a Comment