November 29, 2021
Portali Shprehja

“Përgjegjësia ime, por në Katar do të jemi!” Trajneri i Portugalisë nuk ka dyshime

Deklaratat e Fernando Santos pas ndeshjes Portugali-Serbi (1-2)

Për ndeshjen: “Nuk ishte mirë. Dukej se do të ishte ndeshje e mire, por nuk ishte. Ne shënuam golin, patëm momentet fillestare. Por më pas filluam t’i lëmë shumë linjat. Filluam të përjetonim vështirësi në arritjen e kundërshtarit. Lojtarët u përpoqën. Por më pas ne nuk e ndezëm lojën. Sa herë e bënim, krijonim probleme. Por shumicën e herëve nuk mundëm. A është përgjegjësia ime? Unë nuk e di.”

Tact Watches

Loja: “Ajo që u thashë lojtarëve ishte se ata mbroheshin mirë, por kur ne kishim topin ne duhej të krijonim më shumë. Ndoshta nuk munda ta përcillja mesazhin.
Në pjesën e parë shpjegova se çfarë po ndodhte në lojë. Loja u bë më e ekuilibruar. Nuk kishte aq shumë vështirësi. Krijuam dy ose tre situata goli”.

Kundërshtari: “Serbia ishte më e mirë. Ne u përpoqëm. ADN-ja jonë është të mbajmë topin në këmbë dhe të luajmë. Bernardo Silva donte topin, por ai ishte i vetem. Luajtëm me frikë dhe ankth. Është përgjegjësia ime.”

Play-off: “Gjithmonë morali lart. Ne do të jemi në Katar. Ne e dimë se nuk bëmë atë që duhej, por do të jemi atje. Ne kemi luajtur gjithmonë për të fituar dhe kemi menduar për momentin sulmues. Por nuk del gjithmonë ashtu siç duam. Dhe kjo është përgjegjësia ime.”

.

Të Ngjajshme

Totti nuk ka dyshime mbi Topin e Artë: “U mësuam me ata, por tani them…”

admin

2021 ka përfunduar për Lorenzo Pellegrini: 30-40 ditë pushim për kapitenin e Romës

admin

I “futi duart” gazetares sportive “live”, identifikohet autori. Mungon denoncimi

admin

Leave a Comment