May 28, 2022
Portali Shprehja

Përgjigjet e Lotarisë Amerikane dalin sot, 240 mijë shqiptarë në pritje

Sot dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane, 240 mijë shqiptarë në pritje. Të gjithë personat që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane do të marrin sot përgjigje.

Tact Watches

Duke nisur nga ora 18.00, shqiptarët mund të mësojnë nëse janë përzgjedhur si fitues apo jo. Pasi të ndodheni në uebfaqen e Departamentit të Shtetit, duhet të klikoni mbi butonin “check status” e më pas të vendosni kodin unik që u është dhënë në tetor kur keni bërë edhe aplikimin.

Përzgjedhja bëhet në mënyrë rastësore përmes një shorti kompjuterik. Në pritje për përzgjedhjen janë rreth 240 mijë shqiptarë.

Një dramë e shoqërisë sonë është emigrimi i shqiptarëve, sidomos i rinisë. Shqipëria po shpopullohet çdo vit e më shumë teksa të shumtë shqiptarë tentojnë të gjejnë ”shtëpinë” e tyre diku tjetër.

Për qindra mijëra shqiptarë, të pakënëquar me kushtet në vend dhe mënyrën e qeverisjes, çdo vit kërkojnë të largohen dhe një mundësi shohin edhe lotarinë amerikane.

Raportet e hërëpashershme të institucioneve vendase e të huaja zbulojnë një braktisje masive të vendit kryesisht nga të rinjtë. Problematika është vënë shpesh herë në pah, megjithatë nga qeveria nuk duket të ketë ndonjë përpjekje reale në zbutjen e kësaj plage të shoqërsisë./BN

Të Ngjajshme

Vdekja e Nishanit, presidenti Meta me mesazh ngushëllues

admin

Ambasada e SHBA-së: Mbështesim “Ballkanin e Hapur”, i suksesshëm vetëm nëse përfshin të gjitha vendet

admin

Deputeti rus kërkon që Putini t’i japë fund luftës në Ukrainë

admin

Leave a Comment