Silvio Berlusconi, ish-presidenti i Milanit të famshëm dhe aktualisht pronar i Monza në Serinë B, është shtruar mëngjesin e sotëm në spitalin “San Raffaele” të Milano, pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar. Pak ditë më parë ai doli pozitiv me Covid-19.
Sipas mediave italiane, Berlusconi ka shfaqur simptomat e para të virusit dhe u shtrua në spital, për të evituar që gjendja e tij shëndetësore të ketë komplikacione. Gjithsesi, për momentin situata dhe gjendja shëndetësore është nën kontrollin e mjekëve dhe ajo nuk shfaq anomali të mëdha.
.