February 1, 2023
Portali Shprehja

Përkujtohet 24 vjetori i masakrës së Reçakut

Në Kosovë krerë shtetërorë dhe qytetarë të shumtë kanë kryer homazhe te memoriali që nderon viktimat e masakrës së Reçak në përvjetorin e 24. Më 15 janar të vitit 1999, në fshatin Reçak, rreth 30 kilometra larg Prishtinës, forcat serbe kanë vrarë 45 civilë shqiptarë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se viktimat e Reçakut i kanë treguar botës për tragjedinë që e kanë përjetuar shqiptarët. Kryeministri Albin Kurti tha se masakra ka nxitur më së shumti ndryshime të qëndrimeve të shteteve të huaja për “atë që po bënte Serbia në Kosovë”.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe ish-ambasadori amerikan, William Walker, i cili gjatë vitit 1999 ka shërbyer si shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe ka dokumentuar krimet e kryera në këtë fshat. Ngjarja e Reçakut është pasuar nga bombardimet e NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë dhe Serbi.

 

.

Të Ngjajshme

Nëse doni veprim maksimal shërues, atëherë në këtë mënyrë duhet ta konsumoni hudhrën!?

Hulumtimet e shumta nuk kanë arritur në përfundime të sakta se deri në çfarë mase çajrat mund të shërojnë gripin dhe të ftohtin

Taravari: për ASH-në mbetet prioritet lufta kundër korrupsionit dhe funksionimi i shtetit të së drejtës

Leave a Comment