February 28, 2021
Portali Shprehja

Përleshje fizike në Prizren, lëndohen disa persona

Dy përleshje fizike kanë ndodhur të shtunën në një qendër tregtare në Prizren.

Si pasojë disa persona kanë marrë lëndime trupore.

Rastin e ka bërë të ditur Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë në Prizren, Vesel Gashi.

Sipas tij në njërin nga rastet, në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një pistoletë që nuk ishte përdorur.

Ai ka njoftuar se policia me njësitet e saj kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë në fazën fillestare të hetimeve.

“Më vonë do të mësohet hetimi se cilat kanë qenë motivet e këtyre dy rrahjeve”, ka thënë Gashi./Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Dy të vdekur në dy aksidente trafiku në Tiranë

admin

Lëndohet rëndë një punëtor në Fushë Kosovë

admin

Protestojnë nxënësit në Graçanicë kundër arrestimit të shtatë personave që morën pjesë në rrahjen e djalit të Nenad Rashiqit

admin

Leave a Comment