May 16, 2021
Portali Shprehja

Përleshje fizike në rrugën “B” në Prishtinë – policia arreston gjashtë persona

Një përleshje fizike ka ndodhur rreth orës 21:00, rrugën “B” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar policia.

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka thënë se me të marrë informatën njësitet e policisë ka arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar 6 persona të cilët ishin të përfshirë në rast.

Tutje ka treguar se nga informacionet e para dyshohet që dy nga personat e shoqëruar në stacion, kanë pësuar lëndime trupore, (nga një mjet i mprehtë )dhe të njëjtit po dërgohen për trajtim mjekësor.

“Ndërkohë që policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka deklaruar Ahmeti./Telegrafi.

.

Të Ngjajshme

Arrestohet një person në Fushë Kosovë për dhunë ndaj bashkëshortes

admin

Gjendet pa shenja jete një person në oborrin e shtëpisë së tij në Gjilan

admin

Në Mushtisht të Suharekës i vihet flaka shkollës së vjetër

admin

Leave a Comment