January 23, 2022
Portali Shprehja

Përleshje në Obiliq, theren me thikë tre persona

Një përleshje me thikë ka ndodhur sot pasdite në Obiliq, ku tre persona kanë mbetur të lënduar.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 15:00.

Tact Watches

“Sot rreth orës 15 :00, patrulla policore ka hasë në një përleshje fizike e cila ka ndodhë në sheshin e qytetit, në Obiliq. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga mjete të mprehta, janë plagosur tre persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka pohuar ajo.

Ahmeti bëri të ditur se Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Arrestohen dy persona në Gjilan për posedim dhe shitje të kokainës – në mesin e tyre një zyrtar policor

admin

Ishte nisur drejt Zvicrës me pasaportë që dyshohet se nuk ishte e tij, ndalohet nga policia

admin

Gjatë 24 orëve, katër raste të dhunës në familje në Kosovë

admin

Leave a Comment