May 28, 2022
Portali Shprehja

Përmirësohet liria e mediave në Kosovë

Kosova ka shënuar përparim sa i përket lirisë së mediave, tregon Indeksi i Lirisë së Shtypit Botëror, i publikuar nga organizata Reporterët pa Kufij.

Tact Watches

Në këtë indeks, Kosova sivjet radhitet në pozitën e 61-të, në krahasim me pozitën e 78-të, që ka mbajtur në vitin 2021.

Trendi i rritjes vjen pas rënies që ka shënuar vitin e kaluar – për tetë pozita – në krahasim me renditjen e vitit 2020.

Por, edhe përkundër përparimit, Kosova vazhdon të mbetet në mesin e vendeve me “situatë problematike”, siç e vlerësojnë Reporterët pa Kufij.

Në këtë kategori radhiten edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, si: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina.

Prej tyre, ngjashëm si Kosova, përparim kanë shënuar: Maqedonia e Veriut në pozitën e 57-të nga 90; Serbia në pozitën 79 nga 93 dhe Mali i Zi në pozitën 63 nga 104.

Shqipëria ka pësuar përkeqësim – nga pozita 83 ku ka qenë vitin e kaluar, në pozitën 103.

Ngjashëm edhe Bosnje e Hercegovina: vitin e kaluar ka qenë në pozitën 58, sivjet në 67./rel

Të Ngjajshme

Vdekja e Nishanit, presidenti Meta me mesazh ngushëllues

admin

Ambasada e SHBA-së: Mbështesim “Ballkanin e Hapur”, i suksesshëm vetëm nëse përfshin të gjitha vendet

admin

Deputeti rus kërkon që Putini t’i japë fund luftës në Ukrainë

admin

Leave a Comment