March 3, 2021
Portali Shprehja

Perotti mbyll sezonin pas dëmtimit unik. Fenerbahce: “Nuk kishim parë kurrë një gjë të tillë”

Nuk ka paqe për Diego Perotti-n, i përndjekur nga dëmtimet edhe në eksperiencën e tij të re te Fenerbahce.

Megjithatë, ky i fundit nuk pritej dhe e ka detyruar ta mbyllë këtu sezonin e tij, me vetëm katër ndeshje të luajtura në Turqi. Argjentinasi ka pësuar një dëmtim të ri në gju dhe do të operohet shumë shpejt në Finlandë.

Për seriozitetin e dëmtimit ka folur drejtori sportiv i klubit turk, Emre Belozoglu: “Diego ka pësuar një thyerje pothuajse totale e pjesë së brendshme të ligamentit të gjurit. Fatkeqësisht, nuk do të mund të na ndihmojë në  këtë sezon”.

“Seriozitetin e dëmtimit mund ta shpjegojmë kështu: ka 8 raste në botë të një dëmtimi të tillë dhe 7 prej këtyre  shkaktohen nga aksidente rrugore. Kjo është hera e parë që i ndodh një atleti”.

Marrëveshja e nënshkruar mes Fenerbahce dhe Roma parashikon pagesën nga ana e verdhekuqve të një pjese të rrogës së lojtarit në bazë të ndeshjeve të luajtura, me turqit që duhej të paguanin më shumë çdo pesë ndeshje.

Tani që sezoni i lojtarit është mbyllur, rroga e lojtarit do të paguhet e gjitha nga Roma. Dhe e ardhmja e argjentinasi është një rebus:

“Nuk mund të themi me siguri se do të largohet. Nuk duam që lojtari të ndihet i padobishëm tani. Mendoj se do të gjejmë një zgjidhje, duhet të marrim një vendim”, ka thënë Belozoglu.

.

Të Ngjajshme

Video: Thuram rikthehet me gol, Dortmundi në tapet

admin

E KRYER: “Faraoni” El Shaarawy kthehet në Serie A dhe i jep fund aventurës në Kinë! Nesër vizitat

admin

Video: Dortmundi në krizë, Mönchengladbach i jep leksione futbolli

admin

Leave a Comment