November 27, 2020
Portali Shprehja

Përplasja Messi-Griezmann, Koeman mban anën e argjentinasit: Budalliqe!

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka folur para ndeshjes kundër Atletico Madridit në lidhje me marrëdhënien e ftohtë ndërmjet Leo Messit dhe Antonie Griezmannit. Numri një i stolit u ka kërkuar gazetarëve që ta lënë sulmuesin të qetë.

“Para së gjithash e kuptoj se pse Messi është i mërzitur. Mendoj se për persona si ai duhet të tregohet më shumë respekt. Pas një udhëtimi të gjatë, mediat e pyesin për marrëdhënien me Griezmann dhe kjo është mungesë respekti.

“Edhe njëherë tjetër, duket si një tjetër tentativë e juaja për të krijuar keqkuptime. Unë nuk kam parë kurrë keqkuptime apo shkëmbim fjalësh mes tyre në ndeshje, fushën e stërvitjes apo dhomat e zhveshjes. Ka shumë momente ku punojnë së bashku, të mjaftueshme për të hequr dyshimet tuaja. Fjalët e thëna nga ish-menaxheri i Griezmann, që nuk është i tillë që prej 3 vitesh janë budalliqe!”.

.

Të Ngjajshme

Video: Tottenham argëtohet ndaj Ludogoretsit, Napoli e nis me fitore në stadiumin “Maradona”

admin

Europa League: Roma kalon me lehtësi Cluj-in dhe kualifikohet në 1/16-at

admin

Maradona, zbulohet letra e çuditshme: Pas vdekjes time dua të më…

admin

Leave a Comment