Përplasje (jo) reale midis partnerëve qeverisës

Një ditë pas “kërcënimeve” të LSDM-së për formimin e një shumice të re parlamentare në rast se nuk votohen ligjet e rëndësishme, situata duhet më e qetësuar. Kryeministri Oliver Spasovski përsëri deklaron se ligjet janë më të rëndësishme se interesat partiake dhe zgjedhjet e parakohshme.

Ne e kemi patjetër fillimisht t’i miratojmë ligjet të cilët janë shumë të rëndësishëm për të ardhmen e vendit dhe më pas të shkojmë në zgjedhje. Këtë qëndrim e kemi edhe si Qeveri edhe si parti. Të gjithë këto zgjidhje ligjore, posaçërisht ligji për Prokurorinë publike të cilët duhet të japin argumente plotësuese shtesë në sjelljen e vendimeve të Këshillit Evropian për të sjellë vendim për fillimin e negociatave me BE-në duhet të jenë prioritet për të gjithë partitë dhe për të gjithë deputetët”-pohoi Oliver Spasovski, kryeministër.

Ish kryeministri Zoran Zaev duket më i përmbajtur në qëndrimin e tij. Ai thotë se koalicioni me BDI-në funksionon por se një ditë më parë, përmes sekretarit të përgjithshëm Lupço Nikollovski dërguan porosinë për nevojën e përgjegjësisë para interesave shtetërore. Nikollovski në rrjetin social “Facebook” kishte shkruar se është koha për një shumicë të re parlamentare dhe zgjedhje të rregullta, në rast se vazhdon të pengohet sjellja e ligjeve të rëndësishme. BDI-ja thotë se nuk ka absolutisht asnjë problem me partnerin e koalicionit. Kjo parti shprehet e gatshme për të punuar gjatë ditëve të mbetura për të miratuar të gjitha ligjet për të cilët bashkë janë dakorduar.

BDI-ja në tërësi i përkrah të gjitha ligjet të cilat janë në procedurë dhe përkrah miratimin e tyre sa më të shpejtë, mundësisht edhe sot. Këtu përfshihet ligji për Prokurorinë publike, ligji për Këshillin e prokurorëve, ligjin për mbrojtje, ligjin për mediat si dhe të ligjet tjera, përfshirë Kodin zgjedhor, lojërat e fatit si dhe ligjet që akoma presion në procedurë dhe janë në komisione”-tha Artan Grubi, deputet i BDI-së.

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi ka propozuar nismë për shpërndarjen e Kuvendit më 16 shkurt. Ai një ditë më parë, në seancën që filloi në orët e vona të natës, kërkoi takim liderësh në rast se partitë nuk janë të vendosura për zgjedhje më 12 prill.

Deri sa marr porosi se ka mundësi të formohet shumicë e re e cila do të jetë më e rëndësishme, unë publikisht i ftoj liderët partiak që nëse seriozisht mendojnë se ka nevojë për të krijuar shumicë të re, në takimin e ardhshëm publik, me ftesën time, gjatë ditës së nesërme të kemi takim liderësh sipas marrëveshjes së Përzhinës dhe marrëveshjes paraprake për zgjedhje të parakohshme parlamentare”-pohoi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Akoma nuk ka asnjë nismë për organizim të takimit të liderëve. Kur kanë mbetur më pak se dy ditë kohë, shumë prej ligjeve më të rëndësishme kanë mbetur akoma pa miratuar.

Fatlume Dervishi

.

Të ngjajshme

Haziri: Presidenti Thaçi duhet të presë

shprehja

VV-ja propozon Kurtin si mandatar për kryeministër

shprehja

Erdhi edhe kjo ditë: Një azil për pleqtë e vetëm të Dibrës

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë