June 20, 2021
Portali Shprehja

Përplasje në komisionin e historisë: Bullgaria imponon pikëpamjen ndaj së kaluarës

Komisioni i Përbashkët Maqedoni-Bullgari për çështjet historike dhe arsimore dje dhe sot ka pasur bisedat më të vështira deri më tani. Nga ekipi maqedonas për MIA deklaruan se në ditën e parë temë diskutimi ishin librat shkollorë të historisë, por nuk u gjet asnjë zgjidhje, meqë pala bullgare dëshiron të imponojë pikëpamjen e saj për të kaluarën. Komisioni hapi diskutim edhe rreth Grigor Përliçevit, pasi pala bullgare paraprakisht nuk pranoi që ky person të nderohet nga Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Greqia. Ata kanë propozuar tekst të ri të cilin anëtarët e komisionit maqedonas e kanë vlerësuar si ofendues ndaj ndjenjave të maqedonasve etnikë dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Nga ekipi maqedonas thonë se përkundër këtyre pengesave serioze në punën e komisionit, ata mbeten të përkushtuar në zgjidhjen e çështjeve historiografike.

.

Të Ngjajshme

S’ka strategji për vaksinimin e mësimdhënësve

admin

Roamingu, kujdes me përdorimin e internetit

admin

Kushte mizore në ambulancën e Gjorçe Petrovit

admin

Leave a Comment