November 29, 2021
Portali Shprehja

Përse e duan princeshën Diana kaq shumë edhe pas 25 viteve që ajo ka ndërruar jetë?

Nuk kishte të bënte vetëm vdekja e saj e parakohshme: Diana ishte gruaja më e famshme në botë edhe kur ishte gjallë, kështu që nuk është se aksidenti me makinë e katapultoi atë në një nivel të ri ikonografie, ajo tashmë e kishte pushtuar fort atë hapësirë, shkruan bota.al.

Mendoj se është tragjedia e jetës së saj (e komplikuar, më vonë, edhe nga tragjedia e vdekjes së saj) është ajo që na prek më shumë, transmeton lajmi.net.

Tact Watches

Historia e Dianës pasqyron tragjeditë e jetës sonë. Ndonëse mund të mos jemi martuar me një princ tradhtar, shumë prej nesh mund ta kuptojnë se si është të jesh e pakënaqur apo e tradhtuar në një marrëdhënie.

Dhe ndërsa mund të mos jetojmë në familjen mbretërore, shumë prej nesh e dinë se si është të ndihesh e mbërthyer në një situatë pa rrugëdalje. Ndoshta ne mund të mos jemi femra më e fotografuar në botë, por sërish shumë prej nesh luftojnë me pamjen e jashtme, disa deri në atë pikë sa të zhvillojnë një çrregullim të të ngrënit.

Princeshë Diana përfaqëson edhe ambicien tonë morale. Ndonëse mund të mos kemi ecur mbi tapete Hollywood-i, apo të mos kemi shtrënguar duart e viktimave të AIDS-it, apo të kemi vizituar jetimore anembanë botës, ne e dimë se si është të besosh në diçka.

Mund të mos jemi rebeluar nga traditat e mbytura të familjes mbretërore, por shumë prej nesh e dinë se si është të rebelohesh kundër diçkaje të dalë mode (rregullave të familjes mbretërore).

Diana ishte një mishërim i dashurisë. Ajo i donte dëshpërimisht fëmijët e saj dhe gjithashtu e donte publikun. “Do të doja të isha mbretëresha e zemrave të njerëzve”, ka thënë ajo. Me interesin publik që ka arritur në një nivel tjetër, është e sigurt të thuhet se ajo e arriti dëshirën e saj. /Lajmi.net/

Të Ngjajshme

Nuk është Covid, kjo është fjala më e kërkuar në internet për vitin 2021

admin

Shoferët e BMW dhe Audi kanë më shumë gjasa të jenë psikopatë

admin

Mbretëresha Elizabeth u përgjigjet në telefon vetëm këtyre 2 personave – Kush janë ata?

admin

Leave a Comment