August 17, 2022
Portali Shprehja

Përse nuk u përdor në pandemi spitali rezervë?

Gazetar: Adnan Qaili

Gjithçka ishte gati prej dy vitesh, por ambientet e Spitalit “Malla Bogorodica” mbetën një kovid qendër fantazmë, shkruan Alsat.

Me shpalljen e gjendjes së krizës në 2020 u konstatua nevoja për shtimin e kapaciteteve spitalore, në bazë të ujdisë spitalin “Malla Bogorodica” e shndërruan në kovid qendër publiko-private.

Megjithëse miliona euro u shpenzuan për renovime dhe pajisje mjekësore, ky spital nuk u vu asnjëherë në përdorim. Në bazë të ujdisë për spitalin “Malla Bogorodica” tre spitalet private duhej të kryenin shërbime me çmime të ulëta përmes Fondit Shëndetësor, skemë e cila kurrë nuk është formalizuar.

“Megjithëse në kohën e pandemisë, Ministria e Shëndetësisë kërkoi nga tre spitalet private që ta adaptojnë një hapësirë, e cila do të trajtonte pacientët me kovid për Fondin, Spitali ‘Malla Bogorodica’ asnjëherë nuk u vu në funksion. Nga Ministria thonë se shkak kanë qenë pajisjet dhe sistemi qendror i furnizimit me oksigjen, nga spitalet private thonë se hapësira ka qenë e bërë gati në kohë rekorde, mirëpo nuk ka pasur nevojë për të sjell pacientët këtu, megjithëse në piku e pandemisë kanë qenët ë stërmbushura gjitha kovid qendrat dhe klinikat e tyre private”, raporton gazetari i Alsat, Adnan Qaili.

Nga tri Spitalet private Axhibadem Sistina, Zhan Mitrev dhe ReMedika na thanë se përveç rregullimit të pajisjeve, personelin mjekësor duhej ta angazhonin nga kuadri i tyre aktual, pa punësime të reja. Sipas marrëveshjes për partneritet publiko-privat, në atë kovid qendër tri spitalet private do të angazhonin 5 mjek, 30 infermierë dhe 8 të tjerë nga personeli spitalor. I gjithë ky plan mbeti në letër deri më sot.

“Kemi qenë në pritje që Ministria të jep leje për tri spitalet private që ta përdor objektin si kovid qendër. Prisnim leje edhe të stacionit për furnizim të oksigjenit. Prisnim propozimin e Ministrisë për mjekët e tyre që do të udhëhiqnin me atë kovid qendër. Gjithashtu prisnim edhe ofertën e Fondit Shëndetësor”, thonë nga Spitali “Axhibadem Sistina” Shkup.

Sistemi ynë shëndetësor gjatë kohës së pandemisë posedonte rreth 1,500 shtretër për pacientë me CoVid-19, ku përfshihen të gjitha klinikat publike, repartet spitalore dhe kovid qendrat e adaptuara në vend. Përderisa “Malla Bogorodica” me 100 shtretër mbetet në gjendje gatishmërie, Ministria e Shëndetësisë kurrë nuk e vuri në funksion. Përgjigje të cilën edhe sot nuk e morëm prej tyre!/ Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Hendboll, 700.000 denarë për përfaqësesen e kadetëve

Anderson merr 300 mesazhe kërcënuese

FIFA pezullon Indinë nga garat e futbollit

Leave a Comment