April 13, 2021
Portali Shprehja

Personat e lënduar në “Shtëpinë e gjuetarëve” janë në gjendje stabile

6 personat e lënduar nga zjarri ne Mateç janë në gjendje stabile dhe me djegie të lehta. 3 prej tyre janë te shtrire ne Kliniken e kirurgjisë plastike derisa 3 tjerë janë ne Spitalin e Qytetit ” Shën Naumi i Ohrit”. Personat janë sjelle dje ne orët e vona te mbrëmjes pas lëndimeve te marra.


Mësohet identiteti i personave të lënduar në “Shtëpinë e gjuetarëve”

Mbrëmë (21.03.2021) në ora 21:45 minuta në SPB-Kumanovë nga Spitali i Përgjithshëm-Kumanovë është raportuar se në këtë spital janë sjellë 6 persona: S.S 34 vjeç, V.I. 31 vjeç,  N.N. 31 vjeç, Z.S. 27 vjeçar, M.N. 44 vjeç dhe B.Sh. 36 vjeç të cilët kanë marrë lëndime të rënda trupore si rezultat i shpërthimit të një bombole gazi në një objekt privat në fshatin Matejç të Kumanovës të njohur si “Shtëpia e gjuetarëve”. Personat e lënduar sipas raportit të policisë janë dërguar për kurim në Klinikën “Nënë Tereza”, në Shkup. Ndërkohë që për rastin është njoftuar edhe Prokurori Publik i cili bashkë me ekipin e MPB-së kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes.

 

.

Të Ngjajshme

Punëtorët turistikë nga Ohri dhe Struga presin ndihmë urgjente nga shteti

admin

Mijallkov shpallet fajtor dhe dënohet me 8 vjet burgim për rastin “Thesari”

admin

ASH-AAA do t’i tërheqë amendamentet për ligjet e pakos së pestë ekonomike

admin

Leave a Comment