November 28, 2022
Portali Shprehja

Personat me këtë grup gjaku janë më rezistues ndaj shumicës së sëmundjeve

Personat me grupin e gjakut 0 janë të veçantë sepse mund t’u japin gjak të gjitha grupeve të tjera, por mund të marrin gjak vetëm nga grupi i tyre i gjakut, shkruan DailyMail.

Megjithatë, kjo nuk është e gjitha që i bën ata krejtësisht të ndryshëm nga të tjerët. Sipas hulumtimeve të fundit mjekësore, është vërtetuar se personat me këtë grup gjaku janë në gjendje më të mirë shëndetësore për shkak të rezistencës më të madhe.

Për shkak se organizmi është më rezistent ndaj sëmundjeve, njerëzit me grupin e gjakut 0 jetojnë mesatarisht më gjatë. Një nga arsyet e gjetura deri më tani pse grupi i gjakut 0 është më i shëndetshmi është se gjaku i këtij grupi specifik përmban më pak molekula që shkaktojnë mpiksjen e gjakut. Sulmet në zemër dhe goditjet në tru shkaktohen nga mpiksja e gjakut.

Përveç kësaj, ajo që është e mirë për zemrën është e mirë edhe për trurin, kështu që shumë faktorë rreziku për sëmundjet kardiovaskulare janë gjithashtu faktorë rreziku për sëmundjet mendore.

Megjithatë, ka disa sëmundje ndaj të cilave ata janë më të “dobët”. Bëhet fjalë për sëmundje të tilla si shfaqja e ulcerave, mosfunksionimi i tiroides, niveli i ulët i hormoneve të tiroides dhe mungesa e jodit. Këto mosfunksionime mund të shkaktojnë pasoja të padëshiruara si pesha e tepërt trupore ose uji i tepërt brenda trupit.

.

Të Ngjajshme

Transportuesit privat do të bllokojnë nesër udhëkryqin te “Mavrovasja” me 30 autobusë

Bie bora e parë në Strazhë

admin

Shumë zanate janë drejt zhdukjes

Leave a Comment