January 30, 2023
Portali Shprehja

Përvjetori i lindjes së Elena Gjikës

Më 22 janar të vitit 1828, u lind në Bukuresht Elena Gjika (Dora D’Istria).

Ajo u rrit në një kostelacion familjar të mbrujtur me kulturën, si e bija e Mihal Gjikës, themelues i muzeut të parë kombëtar në Rumani dhe e Katarina Gjikës, lëvruese në përkthim. Gjika kreu studime të thelluara në degën e letërsisë në epiqendrat e jetës akademike evropiane (Austri, Itali dhe Gjermani).

Në vitin 1849 do të kthehej përsëri në vendin e saj për të vënë kurorë me dukën rus Aleksandër Kolstov-Massalski. Rusia do të ishte vendqëndrimi i saj për disa vjet, prej të cilit do të vendoste të largohej pasi mbeti vejane.

Kështututje, Gjika ndërmori një sërë udhëtimesh e përpiloi studime të një game interesash.

Vepra e saj e parë e botuar në 1855-n titullohej “Jeta monastike në Kishën Lindore” (La vie dans l’Eglise monastique Orientale), ku autorja apelonte për shfuqizimin e urdhrave të manastirit.

Ndërkaq, barazia gjinore do të ishte kryefjalë e korpusit të publikimeve të Gjikës.

Në shkrimin “Gratë në Orient” (“Les femmes en Orient”, 1859) dhe “Rreth grave, nga një grua” (“Des femmes, par une femme”, 1869), ajo qëmtonte gjegjësisht mbi emancipimin e grave në Levant (Mesdheu Lindor) dhe identifikonte dallimet në trajtimin e tyre mes Evropës Jugore dhe Gjermanisë.

Gjika vdiq në Firence më 17 nëntor të 1888-s në moshën 60-vjeçare./kosovapress/

 

.

Të Ngjajshme

Shkencëtarët bëjnë shpikjen gjeniale: Sekreti për shërimin e kancerit gjendet tek peshkaqenët

VMRO-DPMNE-së nuk i pëlqen hyrja e ASH-së në Qeveri

admin

Qeveria lavdërohet me kupon fiskal rus, Kovaçevski kërkon falje

Leave a Comment