May 11, 2021
Portali Shprehja

Pesë milionë denarë për promovime të turizmit të brendshëm

Me pesë milion e gjysmë denarë, shteti do t’i bindë turistët e huaj dhe vendor të kalojnë verën dhe dimrin në shtetin tonë. Ministria e Ekonomisë shpalli tender për gati 90 mijë euro duke kërkuar që dikush të bëjë strategji komunikimi për të promovuar destinacionet vendore turistike. Promovimi duhet të realizohet përmes portaleve në internet, por edhe në Facebook, Instagram, Google dhe YouTube. Në njoftimin publik, janë vendosur tre shtylla. E para është strategjia e komunikimit.

“Strategji e cila duhet ta përcaktojë narrativin e fushatës, e cila do të bazohet në njohuritë e marra përmes kërkimit mbi shprehitë e turistëve në kushte të Pandemisë Covid – 19”, njoftojnë nga Byroja e Prokurimit Publik.

Shtylla e dytë duhet të jetë “Administrimi i profileve të rrjetet sociale”. Fituesi i tenderit do të duhet të postojë 20 postime në muaj në Facebook, Instagram. Postulati i tretë është ngritja e një platforme digjitale – aplikacion në internet dhe celular për turizmin që do të përfshijë përmbajtjen e fushatave të mëparshme, “S’ka si në shtëpi” dhe “Macedonia Timeless” dhe duhet të jetë në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze. Fushata duhet të përfshijë gjithashtu grupe të synuara:

Byroja e Prokurimit Publik
Turistë të rinj vendas të cilët duan ta zbulojnë natyrën e paprekur
Turistë të rinj të huaj
Familje me fëmijë – turizëm në fundjavë ose qëndrim më i gjatë
Brezi më i vjetër, vizitorë nga jashtë duke kërkuar përvoja unike
Brezi më i vjetër – turistë vendas

Ministria e Ekonomisë këtë shërbim e ka vlerësuar në 90 mijë euro pa TVSH dhe do të zbatohet për një vit. Platforma “S’ka si në shtëpi” u promovua vitin e kaluar në kulmin e krizës me pandeminë. Opinionit i kujtohet kur lokalitetet vendore u promovuan me fotografi nga vendet e huaja, dhe rreth 40% e vauçerëve të dhënë mbetën të papërdorur.

Bojan Stojanovski

.

Të Ngjajshme

Zaev pas takimit me Varhej: Nuk negociojmë për identitetin tonë!

admin

Gati amendamentet me të cilat do të ndryshohet teksti i Ligjit të Shtetësisë

admin

Diplomacia europiane: Hapni sa më shpejt negociatat me Tiranën dhe Shkupin

admin

Leave a Comment