May 21, 2022
Portali Shprehja

Pesë raste të dhunës në familje për 24 orë – dy në Prishtinë, një në Gjilan, Mamushë dhe Mitrovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar për pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh.

Sipas raportit të policisë, rastet e dhunës kanë ndodhur në Prishtinë, Gjilan, Mamushë dhe Mitrovicë.

Tact Watches

Prishtinë 03.05.2022 – 17:00.  Në lidhje me rastin është raportuar se me  05.05.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 05.05.2022-23:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi  që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale  e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjilan 05.05.2022-19:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje

Mamushë 05.05.2022 – 00:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje ajo dhe viktima tjetër femër kosovare janë sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit , rasti vazhdon në procedurë të rregullte.

Mitrovicë 05.05.2022-16:10.  Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Dhunë psikike ndaj bashkëshortes, i dyshuari dërgohet në mbajtje

admin

Katër persona të lënduar në një aksident në fshatin Qerim të Gjakovës ,tre prej tyre prokurorë

admin

Prishtinases ia marrin 20 mijë euro nga kartela përmes blerjeve online

admin

Leave a Comment