April 13, 2021
Portali Shprehja

Pesë raste të dhunës në familje të raportuar në Polici për 24 orë 

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur për pesë raste të dhunës në familje të raportuar në Polici.

Rastet e dhunës janë raportuar në Podujevë, Prishtinë, Ferizaj, Malishevë.

Podujevë 18.03.2021 – 17:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë, 18.03.2021 – 19:50. Viktima femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi ka probleme me vjehrrën e saj të dyshuarën kosovare si dhe me burrin e saj, mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë, 18.03.2021 – 20:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka kanosur me jetë nënën dhe vëllain e tij viktimat kosovarë. I dyshuari ishte i armatosur dhe kishte drejtuar armën nga zyrtarët policor.

Për arsye të sigurisë, janë evakuuar banorët e ndërtesës. Zyrtarët policor kanë arrit të arrestojnë të dyshuarin.

Gjatë kontrollimit të banesës së të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tre fishek, një thikë, një shufër, një fishek, një jelek ushtarak, një maskë dhe një foto-aparat. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 Ferizaj, rr. Fatmir Ratkoceri,, 18.03.2021 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht të birin e tij,  viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Malishevë, 17.03.2021 – 20:00. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (babai me tre djemtë), pasi që të njëjtit pas disa mosmarrëveshjeve të vazhdueshme janë përleshur në mes vete.

Është kontrolluar shtëpia e të dyshuarve, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 24 fishekë, para të gatshme, një thikë me këllëf, një brisk, një revole me një karikator dhe 181 fishekë.

Të dyshuarit nuk kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Rrihen dy vëllezër për pronë në Mitrovicë

admin

Disa persona hyjnë me forcë dhe thyejnë gjësende në Muzeun e Muzikës në Gjakovë

admin

Një punëtor bie nga shkallët e një shtëpie në Suharekë

admin

Leave a Comment