December 4, 2021
Portali Shprehja

Pesë raste të monedhave të falsifikuara në rajonin e Prishtinës

Në Policinë e Kosovës janë raportuar pesë raste të monedhave të falsifikuara në rajonin e Prishtinës.

Rastet e monedhave të falsifikuara janë raportuar në Prishtinë e Fushë Kosovë.

Tact Watches

Dardani, Prishtinë, 17.11.2021 – 09:30. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se gjatë numërimit të parave kanë hasur në një monedhë prej 500€, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Rasti vazhdon të hetohet.

Dardani, Prishtinë 17.11.2021 – 09:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë numërimit të parave kanë hasur në një monedhë prej 100€ dhe 97 € të metalta, që dyshohet të jenë e falsifikuara. Rasti vazhdon të hetohet.

Rr. Hajrullah Zymi, Fushë Kosovë, 17.11.2021 – 17:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se gjatë numërimit të pazarit ditor ka hasur në një monedhë prej 100€, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Rasti vazhdon të hetohet.

Rr. Enver Maloku, Prishtinë, 16.11.2021 – 10:20. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se gjatë numërimit të parave kanë hasur në një monedhë prej 100€, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Rasti vazhdon të hetohet.

Prishtinë, 17.11.2021 – 09:40. Janë  arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se në bashkëveprim dhe në vazhdimësi nga muaji gusht 2021, kanë vënë në qarkullim para të falsifikuara (kartëmonedha në vlerë 500 euro). Janë kontrolluar shtëpitë e dy prej të dyshuarve, një lokacion në regjionin e Prishtinës dhe një lokacion  në regjionin e Gjilanit dhe janë sekuestruar tre telefona celular. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Një person përfundon në spital, u ther me thikë në Prishtinë

admin

Dy këmbësorë goditen nga vetura në Prishtinë

admin

Tentoi të kontrabandonte ari e argjend, i gjenden stolitë e fshehura në bagazh udhëtarit në Aeroportin e Prishtinës

admin

Leave a Comment