Petkov në Kuvend do të dorëzojë propozimin francez për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin në BE.
Petkov u mburr se “është i njohur në detaje me skemën se si do të ndodhë e gjithë kjo.
“Të enjten (16 qershor) do të dërgohet zyrtarisht në të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe unë personalisht do ta dërgoj në Kuvend. Personalisht, Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz qëndrojnë fort pas meje”, tha Petkov.
Dje, në fillim të takimit të Këshillit të Ministrave, Petkov e ka lexuar kërkesën e tij, e cila është pranuar menjëherë dhe e cila parashikon “Propozimi i Presidencës franceze duhet të dërgohet menjëherë në Komisionin Parlamentar të Punëve të Jashtme”.
.