October 6, 2022
Portali Shprehja

Petkoviç: Nuk e njohim Kosovën, por duhet të mendojmë për serbët në veri

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç deklaroi se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por se Beogradi duhet të mendojë për serbët që jetojnë në veri.

Në një intervistë për RTS (Radio Televizioni Serb), Petkoviç u shpreh se Serbia është për paqe dhe siguri në rajon.

Sipas tij, situata në Kosovë nuk është aspak e thjeshtë, duke pasur parasysh se 31 tetori, të cilin kryeministri Albin Kurti e caktoi si afat për riregjistrimin e automjeteve, po afron.

“Me lëvizje të njëanshme ai po mundohet t’ia mjerë jetën popullit tonë në Kosovë, të destabilizojë situatën dhe të bëjë presion mbi presidentin Vuçiq dhe Beogradin”, theksoi ai.

Presidenti i Serbisë Alexander Vuçiç ka deklaruar se së fundmi ka pasur një bisedë me përfaqësuesit e Macron, Scholz dhe Lajçak dhe se nga ta ka marrë një propozim për një kornizë krejtësisht të re për bisedimet në Bruksel.

Ai nënvizoi se propozimi duhet të çojë në zgjidhjen përfundimtare të problemit dhe të gjitha çështjeve të pazgjidhura që lidhen me Kosovën.

Të Ngjajshme

Konjufca përfundon në spital, pas lëndimit në këmbë

admin

Borrell: Në Pragë po krijojmë një rend të ri pa Rusinë

admin

Ndërtimtaria në Gjermani paralizohet pa punëtorët e Ballkanit

admin

Leave a Comment