April 16, 2021
Portali Shprehja

Petliçkovski: E pamundur të kemi 115 të riinfektuar

Është e pamundur që të ketë rreth 115 njerëz të ri-infektuar me koronavirus në Maqedoni, beson drejtori i Institutit të Imunobiologjisë dhe Gjenetikës Njerëzore në Fakultetin e Mjekësisë, Aleksandar Petliçkovski. Ai në emisionin “360 gradë” tha se ri-infektimi është shumë i rrallë, dhe 10 deri në 15 raste janë regjistruar në të gjithë botën.

Teorikisht, ri-infektimi është i mundur, nuk përjashtohet, por është një ngjarje aq e rrallë sa nuk ka shanse në Maqedoni të ketë 115 raste të ri-infektuar. Nëse do të ishte vërtet kështu, atëherë në 115 mijë do të kishin 10 përqind të ri-infeksioneve të konfirmuara. Kjo do të nënkuptojë, që ne kurrë nuk do të dilnim nga rrethi i pandemisë, dhe ky nuk është rasti- deklaroi Aleksandar Petliçkovski – Drejtor i Institutit të Imunobiologjisë dhe Gjenetikës Njerëzore.

 Drejtoresha e Klinikës së Sëmundjeve Infektive, Milena Stevanoviq, tha se ajo kishte tre pacientë, të cilët kanë thënë se ishin ri-infektuar, sepse më parë kishin rezultuar pozitiv me kovid. Stevanoviq i kërkoi të dhënat, nga testet në laboratorët ku u testuan pacientët specifik. Ishte treguar se në testet e para ishin asimptomatik, dhe kur kanë marrë përsëri test pozitiv, pas disa muajsh, kishin zhvilluar një pasqyrë të dobët klinike.

interesante është se të tre kishin antitrupa negativë pas testit të parë për kovid-19, që do të thotë se nuk mund të vlerësosh saktë se ata ishin pozitiv. A ishin të kolonizuar, a ka pasur ndonjë ndotje, a ishte transporti i mostrës në mënyrë joadekuate? Ka një milion mundësi të vogla. Ishte një testim masiv, kur kishte mundësi të ndodhë ndonjë gabim- tha Milena Stevanoviq – Drejtore e Klinikës së Sëmundjeve Infektive.

 Duke folur për studimin në terren të kryer tek kalimtarët e rastësishëm nga vendi, i cili tregoi se rreth 30% e atyre që testohen kanë antitrupa ndaj kovid-19, Petliçkovski tha se do të ishte ideale, nëse pjesa tjetër e përqindjes deri te imuniteti kolektiv do të plotësohej me vaksinime.

Stevanoviq, ndërkohë, foli për dallimin në pasqyrën klinike dhe simptomat e llojit britanik të virusit. Ai tha se nuk mund të thuhet nëse vdekshmëria është më e lartë ose jo, por theksoi se pacientët me llojin britanik kishin temperatura dukshëm më të larta. Ai tregon se çdo pacient duhet të monitorohet individualisht.

Alsat

.

Të Ngjajshme

Ndërtesat në qendër të Shkupit, Ivanovska: Komuna Qendër të kërkojë suspendimin e PDU-së

admin

Zaev: Besoj se arritëm marrëveshje për Ligjin për shtetësi

admin

“Souftueri”, arrest shtëpiak për Rashkovskin

admin

Leave a Comment