May 28, 2023
Portali Shprehja

Petrovska: Nesër seancë përgatitore për kontestin gjyqësor

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska paralajmëroi se nesër do të mbahet seanca përgatitore për kontestin gjyqësor, të cilin e ka iniciuar kundër Dragan Kovaçkit.

“Nesër me fillim prej orës 10:40 në Gjykatën Themelore 1 do të mbahet seanca përgatitore për kontestin gjyqësor të cilin e iniciova kundër të pavërtetave të shprehura të Dragan Kovaçkit ndaj meje”, thekson Petrovska.

Ajo thotë se të gjitha gënjeshtrat që i ka thënë Kovaçki kundër saj do të demaskohen.

“Siç premtova do të kërkoj gjykimi të jetë transparent dhe publik, ndërsa të gjitha gënjeshtrat që i ka shpikur Kovaçki kundër meje gjatë periudhës së kaluar, do të demaskohen”, shkroi Petrovska në publikimin në Facebook.

Të Ngjajshme

Grupi parlamentar i ASH-së i reagon Bilall Kasamit: Nga ju dalin vetëm mesazhe përçarëse

Toka ka marrë “mesazhin e parë nga alienët”: Shkencëtarët pajtohen – “Na ndihmoni ta deshifrojmë”!

“Bye, bye, bye Kemal” Erdogan shpall fitoren në zgjedhjet presidenciale në Turqi

Leave a Comment