October 21, 2021
Portali Shprehja

Pfizer fillon provat klinike për ilaçin që parandalon COVID-19

Kompania farmaceutike Pfizer tha se ka filluar një provë klinike në shkallë të gjerë të një ilaçi për të shmangur COVID-19ën tek ata që janë të ekspozuar ndaj virusit, shkruan VOA.

Provat për antibiotikun oral do të përfshijnë 2,660 pjesëmarrës të rritur të shëndetshëm që jetojnë në të njëjtën familje me dikë që është i infektuar me COVID-19, transmeton lajmi.net.

Kompania Pfizer gjithashtu po studion ilaçin tek njerëzit që tashmë janë infektuar me COVID-19, por që ende nuk kanë zhvilluar simptoma serioze.

“Nëse është e suksesshme, ne besojmë se kjo terapi mund të ndihmojë në ndalimin e virusit herët, para se të ketë pasur shansin për t’u shpërndarë gjerësisht”, tha nëpërmjet një deklarate zyrtari kryesor shkencor i kompanisë Pfizer, Dr Mikael Dolsten.

Ilaçi synon të bllokojë një enzimë kryesore që virusit i nevojitet për t’u shumuar. Nëse funksionon, shkencëtarët besojnë se do të jetë efikas vetëm në fazat e hershme të infeksionit.

Kur COVID-19 të jetë bërë një sëmundje e rëndë, virusit i është ndaluar ndërkohë përhapja dhe pacientët preken kryesisht nga përgjigja tepër aktive e sistemit imunitar. /Lajmi.net/

Të Ngjajshme

Meghan Markle do të jetë temë studimi në një shkollë në Londër për këtë arsye

admin

Në këtë moshë ne mund të arrijmë kulmin e vetëbesimit

admin

Ky është njeriu më i vjetër në botë; 256 vjeçari kishte këto sekrete

admin

Leave a Comment