April 17, 2021
Portali Shprehja

Pfizer s’ka marrëveshje me Maqedoninë e Veriut

Pfizer nuk e ka nënshkruar ende marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për vaksinat anti kovid. Kërkesa e fundit e kompanisë farmaceutike para se të vendoset firma është që në rast të efekteve anësore, Maqedonia e Veriut ta marrë përgjegjësinë e dëmshpërblimit të pacientëve. Ministri Shëndetësisë Venko Filipçe tha marrëveshja me kompaninë amerikane është në prag të finalizimit.

 

 “Më duhet ta pranoj se vërtetë kemi pritur shumë në kohën kur kërkoheshin ndryshime të dhënash në pjesën e pëlqimeve sipas kërkesave të tyre, me qëllim që të sillet vaksina në vendin tonë. Tani kanë edhe kërkesa shtesë para dy ditësh e nënshkruam marrëveshjen dhe e dërguam por ende nuk është kthyer. Në kërkesat e tyre shtesë kërkohet mbulimi i dëmshpërblimeve për efektet e padëshiruara eventuale të vaksinës- deklaroi Venko Filipçe.

Gjasat që Fajzer të mbërrij në vendin tona brenda marsit, janë inekzitente. Shpresa mbetet platforma “Covax”, përmes së cilës pritet të arrijë kontingjenti parë i vaksinave Astra&Zeneca.  Ndërkaq, edhe Agjencia Evropiane e Barnave pas një ekzaminimi laboratorik sërish ka ri certifikuar lejen e sigurisë së përdorimit të vaksinës Astra&Zeneca për shtetet e BE-së. Kjo erdhi pas shumë publikimeve të efekteve anësore të vaksinës në disa shtete. Por, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë i hodhën poshtë si tendencioze për çështje të shitjes nga konkurrenca. Pas këtyre konfirmimeve nga autoritetet nga 13 shtetet evropiane që përkohësisht pezulluan vaksinat Astra&Zeneca, rifilluan me vaksinim Sllovenia, Holanda dhe Portugalia. Drejtori Hans Kluger tha se duhet të rikthehet besimi te kjo vaksinë.

“Në këtë moment, e dimë se dobitë që sjell vaksina Astra&Zeneca i tejkalon rreziqet dhe duhet të vazhdohet të përdoret për shpëtimin e jetëve. Duhet ta kthejmë besimin, nëse dikush e ka humbur, posaçërisht për Astra&Zenecan. Ky besim kthehet me transparencë të kompetentëve dhe shkencës- pohoi Hans Kluge, Drejtor i Agjencisë Evropiane të Barnave.

 Përmes platformës “Covax” vaksina Astra&Zeneca pritet të vijë si në vendin tonë ashtu edhe në Kosovë, Mal të Zi, Bosnjë-Hercegovinë dhe Serbi. Maqedonia e Veriut është në pritje edhe të kontingjentit të dytë të vaksinës ruse Sputnik V, pas pakos prej 3 mijë dozave.

Përgatiti: Adnan Qaili

.

Të Ngjajshme

Në gjoksin e Iles rrah zemra e Vericës, kirurgët shpëtuan tre jetë

admin

Regjistrohen 31 viktima dhe 824 raste të reja me Covid-19

admin

Ligji për Shtetësi, opozita shqiptare përgatit ndryshimet

admin

Leave a Comment