17.2 C
Skopje
November 18, 2019
Informacione Vendi

Pika kufitare Llojan Miratoc – Osmani thotë ka marrëveshje me Vuçiqin

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, mbrëmë nga takimi i liderëve në Ohër njoftoi se është arritur marrëveshje me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për hapjen e kufirit Llojan- Miratoc. Ai dje për TV21 tha se Presidentit Aleksandër Vuçiq, ia ka prezantuar argumentet pse duhet të hapet ky kufi.

“Unë i argumentova presidentit Vuçiq, arsyet e hapjes së kësaj pike të re kufitare e cila është benifiti për banorët nga të dy anët e kufirit si dhe mesazhi pozitiv në kuadër të këtij bashkëpunimi rajonal. Me që bashkëpunimi nuk është vetëm fjalë të mira por edhe projekte konkrete edhe iu arsyetova se sekretariati për çështje evropiane, ka siguruar mjete nëpërmjet qeverisë Norvegjeze, gjitha mjetet për infrastrukturën kufitare dhe ashtu duhet vullnet politike nga qeveria serbe, me që qeveria e RMV-së e ka nënshkruar dhe miratuar memorandumin. Përgjigja e tij ishte se kjo punë është mbyllur me që argumentet janë të mjaftueshme dhe së shpejti do të komunikojnë nga qeveria serbe për të nënshkruar memorandumin atje”, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani. Megjithatë kjo nuk u konfirmua nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, pasi në konferencën për media të liderëve të rajonit, nuk u lejua më shumë një pyetje nga gazetarët./TV21

Artikuj të ngajshëm

Kapen dy kosovarë në Maqedoni, kaluan kufirin në të zezë

shprehja

A ishte Sefedin Harunit spiun i shërbimeve ? Ja vendimi i Gjykatës së Strasburgut

shprehja

Sërish ‘kacafytje’ mes dy partive shqiptare në Qeverinë e Zaevit

shprehja