June 22, 2021
Portali Shprehja

Pikë imunizimi në kufirin Maqedoni-Serbi, për qytetarët që duhet të rivaksinohen, paralajmëron Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot tha se rreth një mijë persona që kanë marrë dozën e parë jashtë vendit janë paraqitur për rivaksinim në vendin tonë, transmeton Alsat. Filipçe tha se ka biseduar me homologun e tij serb që të hapet një pikë e vaksinimit në kufi me Maqedoninë, për qytetarët që do të rivaksinohen.

“Mëngjesin e sotëm kam biseduar me ministrin Lonçar të shohim nëse do të mund të hapet ndonjë pikë vaksinimi më afër vendit tonë për qytetarët që do të duhet të rivaksinohen mes 17 dhe 20 qershorit. Me siguri se do të jetë në njërën prej pikave aktuale, qendrat në Nish dhe Vranjë”, pohoi Filipçe.

.

Të Ngjajshme

Osmani: Është koha që RMV-ja të filloj negociatat, i plotëson të gjitha kushtet për këtë

admin

Arrestohet në Bllacë 38 vjeçari nga Shkupi

admin

Qeveria do të mbajë mbledhjen e 81-të

admin

Leave a Comment